Klubi i Atletikës “Malisheva” shënon rekorde shtetërore (Foto)

Klubi i Atletikës “Malisheva” fitues i mitingut të tretë të hapur. Në mitingun e tretë të hapur që zhvillua me: 06.07.2017 në stadionin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë klubi i atletikës “Malisheva” fitoi 12 medalje: 7 të arta 4 të argjenda dhe 1 të bronzt. Në këtë garë atletët vendosën tri rekorde shtetërore dhe 4 rekorde personale.

  1. Albulena Berisha vendosi rekord të ri të Kosoves ne disiplinën 300 m në kategorinë U 12 me rezultat 51.21
  2. Ideal Mazreku vendosi rekord të ri të Kosovës në disiplinën 600 m me rezultat 1.42.08
  3. Erblin Mazreku vendosi rekord të ri të Kosovës për grupmoshën U 14 në disiplinën e gjyles me rezultat 7.70

Fituesit e tjerë:

  1. Albulena Berisha vendi i parë 300 m U 12
  2. Lorent Mazreku vendi i parë 60 m U 12
  3. Ideal Mazreku vendi i parë 600 m U 14
  4. Erblin Mazreku vendi i parë Gjyle U 14
  5. Lek Mazreku vendi i parë 300 m U 16
  6. Merlinda Kryeziu vendi i parë kercim së gjati
  7. Merlinda Kryeziu vendi i parë trehapsh
  8. Albulena Berisha vendi i dyte 60 m U 12
  9. Lorent Mazreku vendi i dyte 300 m U 12
  10. Samir Palushi vendi i dytë 300 m U 14
  11. Grevist Bytyqi vendi i dytë 400 m
  12. Samir Palushi vendi i tretë 100 m U 14