Klubi i Atletikës “Malisheva” përkrahet nga Posta Gjermane (Foto)

Deutsche Post  ka vazhduar aksionin për grumbullimin e pajisjeve sportive dedikuar klubit të Atletikës “Malisheva” mbase edhe më gjerë i ndërmarrë nga (Deutsche Post), gjegjësisht nga regjioni ” Niederlassung Gießen “, i filluar disa javë më parë po vazhdon të përkrahet edhe më tej. Këtij aksioni, para pak ditësh iu bashkuan edhe shumë sportdashës të regjioneve të tjera nga mbarë Gjermania, si dhe njerëz të dëshirës së mirë. Klubi i atletikës “Malisheva” falënderon kolegët e atletit tonë Hasan Jonuzaj, trajnerin e kombëtares FC-DEUTSCHE POST NATIONALTEAM), Frank Clever, anëtarët e klubit të tij nga Bonn – i, znj, Hannelore Weber si dhe shumë të tjerë, të cilët iu bashkuan këtij aksioni të dëshirës së mirë.

Kjo përkrahje është ardhur si rezultat i sukseseve të klubit dhe atletëve nga Malisheva të cilët po shkëlqejnë në garat nacionale dhe rajonale të atletikës. Po ashtu është ky një shembull se si duhet përkrahur sporti nga ana e institucioneve.