Klubi i atletikës ”Malisheva” ndihmohet me veshmbathje nga Deutsche Post

Atleti i klubit të Atletikës “Malisheva” Hasan Jonuzaj pas qëndrimit dy javor në Gjermani, u kthye me një kontigjent të veshmbathjeve të cilat i detikohen klubit të atletikës “Malisheva”.

Kjo mbështetje erdhi nga Deutsche Post ku atleti  Hasan Jonuzaj kishte punuar atje për 15 vite, kjo është hera e dytë që Deutsche Post ndihmon klubin e atletikës”Malisheva” me veshmbathje.

Sipas njoftimit nga ky klub në të ardhmen do të ketë mbështetje më të madhe nga Deutsche Post.

Klubi e ka falënderuar publikisht Deutsche Post për përkrahjen e dhënë.