Klubi i Atletikës “Malisheva” Kampion i Kosovës për grupmoshat U10,12,14,16 (Foto)

Të shtunën me: 12.05.2018 në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë u mbajt Kampionati i Kosovës për grupmoshat U10,12,14,16 ku klubi i Atletikës “Malisheva” fitoi bindshëm këtë kampionat me gjithsej 28 medalje prej tyre 12 të arta, 10 të arxhenda dhe 6 të bronzta Fituesit i gjeni të bashkangjitur në tabelën e mëposhtme.

Është ky edhe një sukses i radhës i Klubit të Atletikës “Malisheva”, klub ky që falë punës dhe angazhimit të palodhshëm të trajnerit dhe atletëve po korr suksese të mëdha si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës. Ky klub është shembull se si puna dhe angazhimi janë qelës i suksesit, andaj meritojnë ndihmë dhe përkrahje edhe më të madhe institucionale, përkrahje kjo e cila po ju mungon deri me tani.