Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” organizon ecje në Bjeshkët e Valbonës në Shqipëri

Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” këtë të diele me datë 07.05.2017, do të organizoj ecje në Luginat e bjeshkëve të Valbonës në Shqipëri. Ky klub përmes një njoftimi në rrjetin social facebook, ka ftuar dashamirësit e natyrës që të bashkohen në këtë ecje.

Më poshtë keni njoftimin e plotë të Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva”:

Përshëndetje dashamirës të natyrës, Të dielën 07/05/2017 po vazhdojmë me Hiking dhe Exploring në ”LUGINA E VALBONES” (SHQIPERI)
Lugina e Valbonës shtrihet në qendër të Alpeve Shqiptare, në rrethinen e Tropojës
Gjatë këtij udhetimi do të ndalemi tek Liqeni I Xhemës, tek ujvara e Valbonës dhe pastaj për të vazhduar deri tek qafa e Valbonës.

Ecja do të jetë me vështirësi mesatare.
Sipas informatave moti do të jet i përshtatshëm për ecje.

Guida (Udhërrefys):
Burim Buzhala
Shqipdon Shurdhaj
Albert Samadraxha