Klubi Alpin Bjeshkatar “Malisheva” ngjet bjeshkët e Gjeravicës (Foto)

Anëtarët e Klubit Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” të dielën ngjitën Majën e Gjeravicës me lartësi mbi detare 2656m. Që njëherit është maja më  e lartë në Kosovë. Gjithashtu vizituan edhe Bjeshkët e Nemuna një ndër atraksionet më të vizituara nëKosovë. Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” edhe pse jo i përkrahur mjaftueshëm nga Kuvendi Komunal synon edhe shumë aktivitete më të shumta dhe ngjitje të tjera nëpër vende të ndryshme të karakterit profesional alpin. Kështu ka njoftuar Kryetari i Klubit Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” Burim Buzhala për Mp.