Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” fton të rinjtë ti bashkëngjitën aktiviteteve të klubit (Foto) – Malisheva Press

Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” fton të rinjtë ti bashkëngjitën aktiviteteve të klubit (Foto)

Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” nëpërmjet një njoftimi dërguar në redaksinë e Mp, kanë ftuar të rinjtë dhe të rejat adhurues të alpinizmit që të bashkohen në aktivitetet dhe ngjarjet të cilat organizohen nga klubi.

Historiku i shkurtër i klubit: Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” është themeluar më 25.11.2015 ku gjatë këtyre viteve ka pasur shumë aktivitete Bjeshkatare dhe Alpiniste në shumë vende të ndryshme si Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Përgjatë këtyre viteve klubit i janë bashkangjitur shumë njerëz të grupmoshave të ndryshme dhe është rritur interesi çdoherë e më shumë për aktivitete bjeshkatare dhe alpiniste. Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” nuk do të ndalet as vitin 2018, alpinistët për këtë vit kanë paraparë organizimin e shumë aktiviteteve të ndryshme si hiking alpinizem, rekeacion, kamping dhe qëndrim në natyrë, etj. Klubi Alpin-Bjeshkatar “Malisheva” kanë ftuar të rinjtë sportdashës që të bashkëngjitën në eventët e klubit, të cilat do të organizohen gjatë këtij viti kalendarik.