Klubet e notit “Besa” dhe “Ilirida”, fituese të kupës memorial në not “Esmir Shala”

Në pishinën e Banjës së Malishevës, është mbajtur kupa memoriale në not “Esmir Shala”, garë kjo tradicionale dhe zyrtare, e cila organizohet në bashkëpunim mes Komunës së Malishevës, klubit të notit “Besa” dhe Federatës së Notit të Kosovës. Gara ka filluar me mbajtjen e një minute heshtje në nderim të Adem Demaçit.

Në këtë garë, ekipet fituese janë Klubi i Notit “Besa” për meshkuj, ndërsa për femra, Klubi i Notit “Ilirida”.

Në këtë garë kanë marrë pjesë mbi 150 garues nga 14 klube të notit dhe tri shkollave të notit, ku vendin e parë për meshkuj e zuri “Besa”, të dytin “Termopan” dhe të tretin “Ilirida”, ndërsa tek femrat, vendin e  parë e zuri ekipi “Ilirida”, të dytin “Prishtina” dhe vendin e tretë “Zenit”.