Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kjo është situata aktuale në Veri të Mitrovicës! – Malisheva Press

Kjo është situata aktuale në Veri të Mitrovicës!

Situata në pjesën veriore të vendit vazhdon të jetë e qetë edhe në këto momente, pavarësisht paralajmërimeve të ministrave serbë se do të futën në Kosovë pa lejën e institucioneve të vendit.

Kështu ka bërë të ditur për “Gazeta Blic” Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës. Sipas tij, pjesëtarët e policisë që aktualisht ndodhen në Veri të Mitrovicës, do të qëndrojnë edhe më tutje aty për të pamundësuar futjen e zyrtarëve të Qeverisë së Serbisë në Kosovë.

“Deri në këto momente sitauta është e qetë. Policia e Kosovës vazhdon të qëndroi aty dhe do të jetë prezente për aq sa është e nevojshme”, tha Kelani

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se ndalesa që i ëshët vënë vizitës së Marko Gjuriqit dhe zyrtarëve tjerë serb ndërlidhet me deklaratat e tyre nxitëse dhe mos përfilljen e marrëveshjes për vizitat reciproke.

“Gjuriq, të enjten dhe të premten me deklaratat e tij ka nxitur urrejtje e pakënaqësi te popullata e Kosovës, duke thënë se po shkon në vendin e vet (në Kosovë) dhe nuk ka askush që e ndalë”, tha Pacolli, gjatë një konference për media, pas takimit me ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme, Karin Kneissl, e cila po qëndron në Prishtinë.

“Ne i kemi kërkuar atij që t’i respektojë rregullat dhe të paraqes kërkesën 72 orë para se të realizojë vizitën. Andaj, ai sot nuk ka mund të hyjë në Kosovë”, tha Pacolli, duke shtuar se autoritetet e Prishtinës do t’i përgjigjemi kërkesës së Serbisë, në harmoni me marrëveshjen e arritur për vizitat e zyrtarëve.

Përmes një postimi ne facebook, Pacolli ka paralajmëruar arrestimin e atyre që hyjnë pa leje në territorin e Republikës së Kosovës.

“Për të hyrë sot në Kosovë nuk kanë leje asnjëri prej tyre, as Gjuriq dhe as Vulin. Kushdo qe futet ilegalisht në Kosovë do të arrestohet”, ka shkruar Pacolli në facebook.