Kjo është rruga që qon në lagjen Stolliqi në fshatin Ngucat (Foto)

Rrugë e ngushtë e gërryer nga reshjet e shiut, gropa në çdo metër të saj e që nuk të ngjanë aspak me një rrugë të një lagje apo fshati. Këto pamje i kanë dërguar lexuesit tanë në adresë të Mp, të cilët në kushte anonimiteti kanë treguar që si tash e sa vite mashtrohen nga kryetari aktual i komunës dhe qeverisja komunale në përgjithësi, të cilët çdoherë në prag të zgjedhjeve u bije ndërmend kjo lagje dhe ku u premtohet se hallet dhe problemet e tyre do të zgjidhen po sa të fitojnë mandatin e radhës qeverisës. Fatkeqësisht për banorët e fshatit Ngucat dhe të lagjes Stolliqi këto premtime elektorale mbesin vetëm në letër dhe askush nga qeverisja komunal nuk përkujdesët që t’ua bëjë të zgjidhshme problemet elementare siç është rruga dhe kanalizimi.