Kjo është historia e vdekjes së të riut nga Malisheva në vendin e tij të punës (Video)

Të drejtat e punëtorëve në sektorin privat – me theks të veçantë vdekjet e punëtorëve në vendet e punës – janë trajtuar në emisionin dokumentar “Indoks”, të titulluar: “Ndërtim mbi gjak”.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi trajtohet fati i kosovarëve që vdesin duke e ndërtuar këtë vend, por që atyre pakkush u kushton vëmendje. Mbesin thjeshtë numra.

Këtu e gjeni të plotë dokumentarin

Por hulumtimin i InDoks ka çuar më tutje historinë:

Kush janë politikanët që janë të përfshirë në fushën e ndërtimeve, dhe cilave kompani të politikanëve u kanë vdekur punëtorët në kantieret e tyre të ndërtimit?

Si korruptohen Inspektorët e Punës nga kompanitë private dhe si këto kompani u japin ryshfet pushtetarëve?

Si është i përfshirë në krejt këtë histori Kryeministri Ramush Haradinaj?

Në këtë dokumentar flasin njerëzit kryesor që përfaqësojnë punëtorët, por edhe ata që përfaqësojnë shtetin.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi.