Kjo është gjendja neveritëse në tualetet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” në Malishevë (Video)

Në redaksinë e Malishevapress një lexues i yni ka dërguar një video ku shihet pamje të neveritshme në tualetet e Gjimnazit “Hamdi Berisha” Në Malishevë.  vlen të theksohet se papastërtia në objektet publike, e sidomos problemet me tualetet dhe nyet sanitare, vazhdojnë të jenë problem shumë serioz në komunën e Malishevë. Pamje të tilla skandaloze kemi publikuar shumë herë, por që institucionet gjegjëse nuk kanë marrë masat e duhura për sanimin e këtij problemi.