Kjo është gjendja e tmerrshme e shkollës në Gulluboc 4 ditë para fillimit të vitit të ri shkollor (Foto)

Kur kanë mbetur vetëm edhe katër ditë para fillimit të vitit të ri shkollor dhe kur do duhej që Drejtoria e Arsimit në Malishevë ti përfundonte me kohë të gjitha përgatitjet për ketë fillimit vit, një gjë e tillë nuk po ndodh për më tepër edhe objektet shkollore kanë mbetur të harruara nga përkujdesja institucionale. Disa foto te dërguara nga një lexues i Malishevapress tregojnë pamjet e tmerrshme që janë krijuar në hyrje të shkollës në fshatin Gulluboc. Mungesa e rrethojes së oborrit të shkollës dhe papërgjegjësia nga personat përgjegjës për mirëmbajtjen e këtij objekti shkollor, kanë bërë që kjo hapsirë të shndërrohet në një strehimore e kafshëve, vetëm katër ditë para fillimit të vitit të ri shkollor.