Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kjo është gjendja e tmerrshme e oborrit të shkollës fillore “Labinot Krasniqi” në fshatin Mirushë (Foto) – Malisheva Press

Kjo është gjendja e tmerrshme e oborrit të shkollës fillore “Labinot Krasniqi” në fshatin Mirushë (Foto)

Këto janë pamje vërtetë skandaloze se në çfarë gjendje ndodhet oborri i shkollës “Labinot Krasniqi” në fshatin Mirushë.

Kur kanë mbetur më pak se tri javë kur fillon viti i ri shkollor, oborri i shkollës fillore në fshatin Mirushë, aty ku vijojnë mësimet nxënësit e këtij fshati nuk të jep përshtypjen as më të vogël të një objekti dhe hapësire shkollore. Grumbuj të mbeturinave nga materialet ndërtimore të shkatërruara të hedhura në mes të oborrit të shkollës të ngjajnë me një deponi ilegale të mbetjeve të mbeturinave dhe materialeve tjera. Objekti shkollor i ndërtuar buzë liqenit të stërndotur të Mirushës si dhe rrethojat e oborrit të shkollës të shkatërruara përveç një objekti të braktisur janë edhe kërcënim për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve që edhe pak ditë do të fillojnë mësimet aty. Komuna e Malishevës dhe drejtoria gjegjëse heshtë dhe e injoron në tërësi8 këtë problem, ngjashëm siç bënë edhe në shumë raste të tjera. M/P.