Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kjo është gjendja e tmerrshme e kanalizimit në fshatin Banjë (Foto) – Malisheva Press

Kjo është gjendja e tmerrshme e kanalizimit në fshatin Banjë (Foto)

Ujërat e zeza që po derdhën mbi sipërfaqen e tokës bujqësore po ua rrezikojnë seriozisht shëndetin e banorëve të fshatit Banjë. Në redaksinë e Malishevapress, një lexues i yni ka dërguar disa fotografi, ku shihet gjendje e tmerrshme e ujërave të zeza që kanë filluar të përmbysin sipërfaqe të mëdha të tokave bujqësore në këtë fshat. Ka kohë që ky rrjet ka filluar të shkatërrohet si pasojë e projektit të dobët dhe cilësisë  së dobët të kryerjes së punimeve. Banorët ankohen nga se rrjedhja e ujërave të zeza jo vetëm po ua shkatërron tokat bujqësore, por tash me ngritjen e temperaturave kundërmimi i këtyre ujërave shndërrohet në kërcënim serioz për shëndetin e tyre. Po ashtu prishja e rrjetit të kanalizimit e dhe derdhja e ujërave të zeza e ndotë edhe lumin Mirusha.