Kjo është gjendja e tmerrshme e kanalizimit në fshatin Astrazup (Foto/Video)

Pothuajse çdo ditë në redaksinë e Mp qytetarët nga të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës na shkruajnë dhe të njëjtën kohë na dërgojnë video dhe foto nga projektet e dështuara të Komunës së Malishevës. Veçmas problemet më të mëdha mbesin në rrjetin e kanalizimit.

Me të tilla probleme tash e sa kohë vazhdojnë të përballën banorët e lagjes Krasniqi në fshatin Astrazup, rrjeti i kanalizimit i bllokuar, rrjedhja e ujërave të zeza mbi sipërfaqen e tokës bujqësore dhe vërshimi edhe i lagjes nga këto ujëra. Të gjithë banorët e fshatit shprehin shqetësimi e tyre për këtë problem që tashmë është shndërruar në kërcënim serioz për shëndetin e tyre.

Në anën tjetër edhe pse të informuar për situatën dhe problemin me të cilën ballafaqohen banorët, komuna nuk ka ndërmarr asnjë hap konkret për rregullimin e kanalizimit dhe largimin e ujërave të zeza nga lagjja.