Kjo është gjendja e rrugës në një nga lagjet e fshatit Panorc (Foto)

Projektet infrastrukturore të bëra nga komuna e Malishevës, dita ditës po dëshmohen se janë përfunduar me një cilësi të dobët të punimeve. Një nga këto projekte është rruga në fshatin Panorc, më saktësisht lagja Garaqev, tash pas reshjeve të shiut edhe ajo pjesë krejt e hollë e asfaltit është shkatërruar, duke u bërë pothuajse e pakalueshme nga gropat e krijuara aty. Një nga banorët e kësaj lagje ka dërguar në redaksinë e Mp/ disa fotografi ku shihet gjendja aktuale e kësaj rruge. Për më tepër sipas burimeve tona nga kjo lagje banorët kanë njoftuar disa herë komunën për problemin e tyre me rrugën, por që kërkesat e tyre kanë has në vesh të shurdhër.