Kjo është gjendja e rrugës në Bellanicë pas rregullimit të kanalizimit të shkollës së fshatit (Foto)

Më në fund objekti i shkollës fillore në fshatin Bellanicë është lidhur me rrjetin e kanalizimit të fshatit, mirëpo kompania e kontraktuar nga komuna e cila ka bërë kryerjen e këtyre punimeve nuk e ka përfunduar projektin si duhet. Në njërën anë ka zgjidhur problemin e derdhjes së ujërave të zeza në kanalizim, por në anën tjetër ka dëmtuar rrugën e fshatit duke e bërë vështirë të kalueshme.

Në fotografitë e siguruara nga Mp/ vërehet se në çfarë gjendje ka mbetur rruga pas prerjes së asfaltit për vendosjen e gypave. Komuna e Malishevës, si duket fare nuk ka mbikëqyrur punën e kompanisë e cila do duhej që pas përfundimit të punimeve, rrugën e fshatit ta kthej në gjendjen e mëparshme., nga se në gjendjen në të cilën është lënë kjo rrugë do t’ju sjellë telashe të mëdha banorëve të fshatit.