Kjo është gjendja e tmerrshme e kanalizimit në fshatin Drenoc (Foto)

Në këtë gjendje është Kanalizimi në fshatin Drenoc në lagjen Granta, ujerat e zeza në këtë pjesë të fshatit vazhdojnë të derdhën mbi sipërfaqen e tokës dhe përveç kundërmimit të erës kjo tashmë është shndërruar edhe në kërcënim për jetën e banorëve të lagjes, sidomos tash më ngritjen e temperaturave.

Banorët e fshatit kanë thënë për redaksinë e malishevapress/ se vazhdimisht kanë bërë kërkesë në Komunë për rregullimin e kanalizimit, mirëpo kërkesat e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër.