Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kjo do të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave – Malisheva Press

Kjo do të jetë dita më e ftohtë e kësaj jave

Java e parë e vitit 2018 fillon me mot të butë, priten edhe reshje shiu.

Të hënën në mbrëmje vonë vende-vende priten edhe reshje shiu, që do të vazhdojnë deri të martën herët në mëngjes. Ditën e martë, do të vazhdoj të mbajë mot i butë, kryesisht me vransira, e më vonë pasdite dhe në mbrëmje me reshje të dobëta shiu, që më vonë ka mundësi të përzien edhe me borë.

Të mërkurën, parashihet të mbajë mot më i ftohtë, me vransira dhe intervale me diell. Më vonë në mbrëmje priten të reshura shiu dhe bore. Të reshurat kohëpaskohe do të vazhdojnë edhe ditën e enjte, me borë në mëngjes, e ditën të përziera edhe me shi. Ndërsa, ditën e premte, do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit do të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -3C deri +2C, e ato maksimale nga 5C deri në 10C.

Do të fryejë erë mesatare drejtimesh të ndryshme 2-9m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale