Kjo deputete e Kosovës merr 96 mijë euro pa e çel kurrë gojën!

Edhe pse Kosova është shteti më i varfër i rajonit, kjo nuk ka ndikuar që ligjvënësit kosovarë t’i kenë pagat më të larta se kolegët e tyre deputetë të shteteve fqinj.

Deri në 2000 euro marrin pagë mujore deputetët e Kosovës, derisa ata të Serbisë nuk marrin as 1000 euro në muaj.

Paga bazë e deputetëve të Kosovës është 1488 euro në muaj, por kur kësaj i shtohen edhe përfitimet tjera si mëditje për pjesëmarrje në seancë, në mbledhje të komisioneve, si dhe udhëtime jashtë vendit, ajo arrin në rreth 2000 euro.

Pavarësisht kësaj page marramendëse që gëzojnë të zgjedhurit e popullit në një vend ku skamja është në kulmin e saj, disa prej tyre madje as që e kanë marr mundin që në njërën nga seancat e Kuvendit t’i thonë qoftë edhe dy fjalë, për dhe rreth asaj për të cilën janë të thirrur.

Një nga këta është edhe deputetja e LDK-së, Teuta Rugova e cila edhe pse ka marr afër 50 mijë vota në zgjedhjet e 2014-es, qytetarët e vendit kanë pasur mundësinë që ta dëgjojnë atë vetëm një herë. Ajo i kishte drejtuar një pyetje mjaft të paqartë ministrit të Kulturës, Kujtim Shalës, përgjigjja e të cilit poashtu ishte mjaft e paqartë.

Rugova dhe kolegët e saj për një mandat në postin e deputetit të Kosovës do të pasurohen për hiq më pak se 96 mijë euro gjithsecili.

Sidoqoftë, këto fakte flasin për votues infantilë të cilët më shumë votojnë instiktivisht sesa vlerësojnë personin të cilit i japin votbesimin.

Mbetët të shihet se si qytetarët e vendit do t’i përceptojnë në të ardhmen këto fakte./Vizioni.info/