Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kilaj bëhet aktiv në FB: Poston darka e dreka me shefat e tij dhe me (ish) kundërshtarët e tij politik (foto) – Malisheva Press

Kilaj bëhet aktiv në FB: Poston darka e dreka me shefat e tij dhe me (ish) kundërshtarët e tij politik (foto)

isni kilajIsh Kryetari I komunës Isni Kilaj pasi që kishte humbur zgjedhjet dhe postin e kryetarit të Malishevës në vitin 2013 ai ishte bërë pothuajse i pa dukshëm për publikun. Tani pasi që ai u caktua si zëvendës ministër dytë në Ministrinë e Financave, ai tashmë ka filluar edhe të jetë më aktiv edhe në faqen e tij të facebookut.
Në fotot e postuara ditë më parë ai shihet me Kryetarin e PDK-së dhe Ministrin e punëve të Jashtme të qeverisë së Isa Mustafës, Hashim Thaçin, me Azem Sylën deputet i kësaj partie, me Adem Grabovcin dhe me truprojën tashmë të plakur të Thaçit me nofkën Raketa. Si duket fotoja me Thaçin është bërë pasi që ata janë ngopur me ushqimet pasi që aty shihen vetëm ca gota vere dhe një tepsi me shalqi.
Në një foto tjetër jo dhe aq të zakonshme Kilaj shihet me gazetarin Isuf Bytyçi, ca biznesmenë si dhe me Cen Deskun ish anëtar i LDK-së dhe njëri nga ata që e kishte akuzuar Kilajn për largim nga puna gjatë kohës kur Kilaj ishte Kryetar i Komunës. Derisa në foton e parë nuk ka asgjë të jashtëzakonshme pasi që Kilaj njihet si besnik i Hashim Thaçit në foton e dytë ka diçka që nuk ecën pasi që kjo është postuar pasi që Kilaj është caktuar zv. Ministër si dhe faktit që tryeza është e mbushur përplot me ushqime. Mbetet të sqarohet nëse këto fotografi janë tregues i marrëdhënieve të shëndosha në mes PDK-së dhe LDK-së dhe personave në fotografi apo thjesht një shpërfaqje e degradimit moral dhe politik në shoqërinë tonë.

Mbetet që qytetarët ta vlerësojnë se cila thënie do u shkonte të dy fotografive: U bëftë mirë! apo U mbetë në …

isnki kilaj 1