Kijevë: Sulmohet mjeku, reagon sindikata

qmf-kijeveDje me datë 08.12.2015, rrethorës 18.00, në ambinetin e QMF-së në Kijevë, përkatësisht në oborrin e kësaj qendre është sulmuar fizikisht mjeku Ardit Kryeziu, nga disa persona.

Sindikata e QKMF-së Malishevë, ka reaguar duke e dënuar këtë rast dhe ka shprehur shqetësim,  lidhur me sulmin fizik ndaj mjekut ne fjalë.

Veprime të tilla ndaj profesionistëve shëndetësor janë të dënueshme dhe të pa tolerueshme,dhe përderisa nje akt i tillë i ulët siç është dhuna fizike kryhet në ambientin e punës, kjo bënë që të vihet në pikëpyetje edhe siguria në vendin e punës, thuhët në ragimin e Sindikatës së QKMF-së në Malishevë. /MalishevaPress