Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kijevë: Stacionet pritëse të shndërruara në rrënoja (Foto) – Malisheva Press

Kijevë: Stacionet pritëse të shndërruara në rrënoja (Foto)

Një vit më parë Komuna e Malishevë kishte investuar mijëra euro për një projekt për ndërtimin e stacioneve pritëse në fshatrat dhe vendbanimet e Malishevës. Mirëpo cilësia dhe standardi i realizimit të këtij projekti ishte kritikuar ashpër nga opozita në Kuvendin Komunal, kritikë kjo e cila u argumentua me faktin se shumica e këtyre stacioneve nuk i rezistuan as edhe një vit të vetëm, ato u shkatërruan pa u përdorur fare nga qytetarët.

Megjithatë në disa vendbanime siç është rasti i Kijevës, stacione të tilla pritëse kanë ekzistuar edhe në të kaluarën e të cilat kanë shërbyer për qytetarët për një periudhë relativisht të gjatë, megjithatë nga mos kujdesi institucional dhe mos riparimi i tyre edhe ato janë demoluar si pasojë e kushteve atmosferike dhe faktorëve tjerë. Një lexues i Mp, ka dërguar në redaksinë tonë disa fotografi ku shihet gjendja e tmerrshme se si ndodhën dy stacione në Kijevë, saktësisht në rrugën që lidhë Prishtinën dhe Pejën. Edhe pse ka kohë që ato janë shkatërruar ende komuna nuk ka ndërmarr masa për largimin e tyre dhe vendosjen e stacioneve të reja.