Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
KFOR-i faktori i rëndësishëm stabilitetit – Malisheva Press

KFOR-i faktori i rëndësishëm stabilitetit

kfori...

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi priti sot në takim Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Guglielmo Luigi Miglietta.

Ata kanë diskutuar për çështjet që lidhen me sigurinë e vendit dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s, përmes prezencës se KFOR-it.

Gjatë këtij takimi Ministri Kuçi ka vlerësuar lartë angazhimin e KFOR-it si partner i rëndësishëm në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe krijimit të një ambienti të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton rtk. Të dy bashkëbiseduesit kanë theksuar që prezenca e KFOR-it është një kontribut për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Kosovë por edhe në regjion.

Ministri Kuçi e ka vlerësuar me nota pozitive edhe prezencën e KFOR-it në pjesën veriore të Kosovës dhe kontributin që do të japë ky mision në implementimin e Marrëveshjes për Drejtësinë në atë pjesë të Kosovës.

Komandanti i KFOR-it, Luigi Miglietta ka theksuar se KFOR-i do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë me institucionet e Kosovës dhe do të ofrojë përkrahjen e nevojshme për institucionet përkatëse të sigurisë duke vlerësuar pozitivisht punën dhe profesionalizmin e tyre.