Këto janë vendet më të korruptuara në botë, në këtë pozitë radhitet Kosova

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (CPI) është lista e vendeve që janë më pak të korruptuara dhe më të korruptuarat – për vitin 2017 sapo është publikuar.

Indeksi nga “Transparency International”, në të cilën radhit 180 vende nga perceptimi i sektorit publik sa i përket korrupsionit, duke vijuar me pikët 0 deri në 100.

Vendet që janë sa më afër rezultatit 100, theksohet se vendi ka shënuar progres në parandalimin e korrupsionit, ndërsa rezultatet nën 50 tregon se një vend ka problem serioz me korrupsionin, raporton “The Independent”, transmeton Periskopi.

Zelanda e Re udhëheq indeksin sa i përket vendit më pak të korruptuar, përderisa kombet nordike si Danimarka, Finlanda, Islanda, Norvegjia dhe Suedia përbëjnë top listen e vendeve më pak të korruptuara në botë.

Dhe nuk duket sikur situata do të përmirësohet sa më shpejt. Shumica e vendeve po lëvizin ngadalë në përpjekjet e tyre për të ndaluar korrupsionin.

Në gjashtë vitet e fundit, shumë pak është bërë progres në këtë aspekt. Disa vende kanë shënuar progres në uljen e korrupsionit, përfshirë Bregun e Fildishtë, Senegali dhe Mbretëria e Madhe, ndërsa shtete të tjera kanë pasur rënie drastike si Siria, Jemeni dhe Australia.

Çuditërisht, vendet me mbrojtje më të ulët për shtypin dhe OJQ-të (organizatat joqeveritare) gjithashtu priren të kenë normat më të këqija të korrupsionit. Pothuajse të gjithë gazetarët e vrarë që nga viti 2012 u vranë në vendet e korruptuara.

CPI një nga masat më të njohura të korrupsionit, merr të dhëna nga një sërë institucionesh, por kryesisht merr në konsideratë anketat e njerëzve të biznesit nga e gjithë bota.

Drejtuesja e “Transparency International”, Patricia Moreira, tha: “Asnjë aktivist apo gazetar nuk duhet të ketë frikë për jetën e tyre kur flet kundër korrupsionit. Duke pasur parasysh sulmet aktuale në drejtim të shoqërisë civile dhe mediat në mbarë botën, ne duhet të bëjmë më shumë për të mbrojtur ata.”/Periskopi/