Këto janë pamjet shqetësuese se si vazhdojnë pritjet e mërgimtarëve në sportelet e administratës së Komunës së Malishevës (Foto)

Qendra e regjistrimit për dokumentacionin civil që ende është e bartur në objektin e Stacionit Policor në Malishevë, këto ditë të nxehta vere është e stërmbushur me bashkatdhetar të shumtë që kanë ardhur për pak ditë në vendlindjen e tyre e që u duhet të rregullojnë edhe dokumentacionin e tyre dhe familjarëve të tyre për tu kthyer prapë prej nga kanë ardhur. Por, si duket pushimi i tyre i shkurtër po del të jetë edhe më tepër i lodhshëm dhe i mundimshëm nga se ata shumicën e kohës janë duke e kaluar duke pritur në radhë të gjata me orë e ditë të tëra për ta nxjerrë një certifikatë të lindjes, për të aplikuar për letërnjoftim apo pasaportë. Sipas burimeve tona nga vendi i ngjarjes brenda ditës në sportelet e komunës në shkallë dhe korridore të Qendrës së Regjistrimit Civil, qytetarët vazhdojnë të presin me orë dhe ditë të tëra. Administrata komunal nuk ofron kushtet e nevojshme për përmbushur kërkesat e qytetarëve, Komuna e Malishevës nuk ka një plan konkret për rritjen e dinamikës së punës, shtimin e orarit të punës dhe ditëve të vikendit në mënyrë që t’ju ofrohet shërbimi i duhur dhe i shpejt i bashkatdhetarëve tanë.