Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Këto janë pamje në një ngs rrugët e lagjeve të fshatit Guriç (Foto) – Malisheva Press

Këto janë pamje në një ngs rrugët e lagjeve të fshatit Guriç (Foto)

Edhe përkundër faktit se një pjesë e konsiderueshme e fshatrave të komunës së Malishevës, kanë të zgjidhur deri diku problemin e rrugëve, megjithatë në shumë prej tyre sidomos rrugët brenda fshatit që lidhin lagjet e fshatrave mbesin problem i pazgjidhur për qytetarët.

Me një problem të tillë ka kohë që po përballën banorët e fshatit Guriç, të cilët edhe pas ngritjes së temperaturave dhe ndërprerjes së të reshurave, prapë së prapë po përballën me vështirësitë e një rrugë brenda këtij fshati. Banorët e fshatit shprehin shqetësimin e tyre për mos intervenimin e Komunës për rregullimin dhe asfaltimin e kësaj rruge, të përballur me këto probleme ata detyrohen që me iniciativa vetenake ta shtrojnë me zhavorr këtë rrugë, për ta bërë të kalueshme. Një gjendje e tillë do të vazhdoj ti shqetësoj ata edhe për aq kohë sa Komuna e Malishevës nuk ndërmerr masat për shtrimin dhe asfaltimin e kësaj rruge.