Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Këto janë lidhjet e Nexhmi Krasniqit me grupet kriminale sipas Prokurorisë (Dokument) – Malisheva Press

Këto janë lidhjet e Nexhmi Krasniqit me grupet kriminale sipas Prokurorisë (Dokument)

Nexhmi-krasniqiKrimi i organizuar, marrja e ryshfetit e keqpërdorimi i detyrës zyrtare, janë vetëm disa nga shkeljet për të cilat Drejtori i Regjionit të Prizrenit Nexhmi Krasniqi, është duke u hetuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Gazeta Fjala, ka siguruar dëshmi në të cilat Krasniqi pretendohet të jetë i lidhur ngushtë me grupe kriminale në territorin e Prizrenit.

Në urdhrin për hetime prokurori i rastit pretendon se në një rast Nexhmi Krasniqi ka marr “haraç” nga pronari i një pompe të benzinës.

“Prokurori mendon se po ashtu është e mundur që ka para ose shënime financiare për Nexhmi Krasniqin që tregojnë gjurmë të pagesave të pranuara në lidhje me “tarifën” mujore që pretendohet se është paguar nga Lulzim Gashi, pronar i një pompe të karburanteve dhe i sallonit të dasmave “Alegria” në Prizren me qëllim që ai të jetë “i mbrojtur”, thuhet në dokument.

Në këtë rast, prokuroria ka ngritur dyshime për mundësinë që i pandehuri po manipulon me disa telefona mobil, për t’iu ikur përgjimeve. Prandaj kanë kërkuar nga hetuesit që të ekzaminohen të gjithë telefonat e tij mobil.

Pretendim tjetër i prokurorisë janë edhe dyshimet se i pandehuri komunikon me të dyshuar dhe persona tjerë, përfshirë këtu persona zyrtarë.

Gazeta Fjala është në pritje të përgjigjeve dhe komenteve lidhur me rastin nga drejtori Nexhmi Krasniqi, derisa zyrtarët për informim nuk kanë dhënë shpjegime për rastin.

 Krasniqit i sekuestrohet pasuria

Gazeta Fjala, posedon dokumentin, ku shihet vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila urdhëron sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë së Krasniqit.

Përkundër të gjithë këtyre akuzave, asgjë nuk e ka penguar këtë drejtor të policisë, të kthehet në punë, e të vazhdoj sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Në dokumentin e siguruar nga Gazeta Fjala, thuhet se gjatë asaj kohe të dyshuarit, i janë konfiskuar disa prej mjeteve të tij të cilat i ka përdorur për nevoja personale. Kompjuterët, telefonat, e dokumentet janë vetëm disa prej pjesëve të cilat i janë konfiskuar drejtorit në fjalë.

“Kompjuterët, pajisjet tablet, pajisjet për ruajtje të dhënave elektronike, telefona mobil, fajlla, para të gatshme dhe dokumente që përdoren nga i pandehuri Nexhmi Krasniqi, si dhe çfarëdo hapësire e fshehur në vetura ose mjete të transportit të të pandehurit Nexhmi Krasniqi”, thuhet në dokument.

Gjykata se komenton rastin

Zyrtarja për informim në Gjykatën Themelore, Mirlinda Gashi, nuk e ka komentuar këtë rast dhe deri ku kanë shkuar hetimet. Ajo ka thënë shkurt se “Gjykata themelore në Prishtinë nuk lëshon urdhër për hetime, porse këtë e bënë Prokuroria.

Sidoqoftë, ky urdhër për hetime dhe sekuestrim ndaj Drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, që mban datën 12 tetor 2015 dhe që është  lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë ka gjetur edhe mbështetjen e Gjyqtarit të procedurës paraprake, që në këtë rast është gjyqtari ndërkombëtar, Malcolm Simmons.

“Ekziston dyshimi i bazuar për të besuar se ky kontroll do të rezultojë në arrestimin e të pandehurit ose në zbulimin dhe sekuestrimin e provave të rëndësishme për procedurën penale”, thuhet në dokumentin e lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Kurse, inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në shtatorin e vitit të kaluar i kishte rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prizrenit, Nexhmi Krasniqit, së bashku me Besim Rexhepin, udhëheqës në sektorin e hetimeve të vrasjeve, nën dyshimin se nga informacionet që posedonte IPK kishte ankesa nga qytetarët ndaj tyre.

Ndërsa në këtë pozitë Krasniqi është kthyer serish në prill të këtij viti. /Gazeta Fjala/.

 

Nexhmi krasniqi 1Nexhat krasniqi 2 Nexhmi Krasniqi 3 Nexhmi Krasniqi 4 Nexhmi krasniqi 5 Nexhmi krasniqi 6