Këto janë gjobat që do të jepen për ata që nuk ndihmojnë të lënduarit në aksidente

Vozitësit në vend duhet të kenë kujdes të shtuar pasi që tashmë kanë ndryshuar llojet e kundërvajtjeve sipas Ligjit nr 05L-088.

Sipas ligjit, ju mund të dënoheni me 50 euro nëse nuk ndihmoni të lënduarit në aksident.
Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë, atëherë ju mund të dënoheni me 40 euro gjobë. Në shumën e dënimeve prej 40 eurosh hyjnë edhe këto shkelje rregullash:
Nëse nuk i jep përparësi kalimi mjeteve me përparësi kalimi.

Nëse në tunel nuk i ndizni dritat e shkurta, transmeton Periskopi.

Ngarkesa e parregullt, ose e rrezikshme. Ngarkesa nëse kalon më tepër se 1 m dhe nuk shënohet me pëlhurë.

Nëse nuk përdorni rripin e sigurisë. Nëse përdorni telefonin gjatë vozitjes.

Ndërkaq, në kategori dënimesh prej 30 dhe 20 eurosh hyjnë edhe këto shkelje:

Nëse ju mungojnë pajisjet rezervë të automjetit.

Gomat e shlyera

Pajisjet dimërore,

Nëse bart më tepër persona sesa është e lejuar.