Këto janë 13 rekordet e çmendura të Ronaldos në Real Madrid!

Cristiano Ronaldo nuk ka të ndalur sa i përket golave për momentin në Champions League.

Me het-trikun ndaj Bayern Munich-ut, Ronaldo u bë lojtari i parë që shënon 100 gola në një garë evropiane dhe i vetmi lojtari që shënon 100 gola në Ligën e Kampionëve, përcjell Indeksonline.

 

Tablodi britanik “Mirror” ka bërë një listë prej 13 rekordeve të çmendura që Ronaldo aktualisht i mban në Bernabeu.

Më së shumti het-trika në historinë e La Ligas , 32

Lojtari i parë që shënon 100 gola në një garë evropiane

Lojtari më i shpejtë që ka shënuar 250 gola zyrtare për klubin

Golashënuesi më i mirë i Real Madridit , 399

I përfshirë në ekipin më të mirë nga UEFA , 11 herë

Lojtari i vetëm që fiton titullin e  ligës, kupën kombëtare, super-kupën kombëtare ( Community Shield ) , lojtarin e vitit në ligë, këpucën e artë dhe topin e artë në dy klube të ndryshe.

 

Lojtari i vetëm që shënon më shumë se 50 gola në fazat e Ligës së Kampionëve, 52 sosh

Top golashënuesi në historinë e evropës

Më së shumti gola në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe në Kupën Evropiane , 13 gola.

Lojtari i vetëm që shënon më shumë se 100 gola në Champions League , 103 deri më tani.

Lojtari i cili ka shënuar më shumë se 20 gola në çdo sezon në Real Madrid

 Më së shumti gola si vendas në historinë e Ligs së Kampionëve , 54 gola.

Lojtari i parë që shënon kundër të gjitha ekipeve të La Ligas në një sezon – në sezonin 2011/2012 Ronaldo iu ka shënuar 19 ekipeve gol