Këto fshatra të Malishevës nesër nuk do të kenë rrymë

KEDS ka njoftuar se me datë 18.08.2017 në këto fshatra të Malishevës do të ndërprehet energjia elektrike. Për pasojë Dalja 10kV Dragobili (Kodi 82082006) prej orës 09:00 deri në orën 12:00 dhe prej orës 15:00 deri në orën 18:00.

Për këtë arsye gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: rr.605 Rilindja Kombëtare (3 konsumatorë), rr.608 Hamdi Berisha (1 konsumator), rr.557 Bedri Berisha (1 konsumatorë), fshatrat: Astrazub, Dragobil, Drenoc, Guriq, Janqishtë, Kërvasar, Maral, Maxharr, Pagarushë dhe Shkozë.

Arsyeja e ndërprerjes: Ngritja e shtyllave  të betonit të tensionit të lartë për projektin “Zgjerimi dhe Përforcimi i Rrjetit 2017“, LOT 7 Gjakova. Punime nga firma Montkomerce.