Këta pritet të jenë drejtoret e rinj të Komunës së Malishevës

Qeverisja komunale e Malishevës ende nuk i ka caktuar drejtorët e rinj. Burime Malishevapress, bëjnë të ditur se shumë shpejt do të caktohen drejtoret e rinj, të komunës.

Sipas këtyre burimeve këta pritet të jenë drejtorët e rinj komunal: Blerim Thaçi, Drejtor i Arsimit, Dibran Kastrati, drejtor i inspektoriatit, Besa Kryeziu drejtoresh e kulturës rinisë dhe sportit, Milazim Morina drejtor i shërbimeve publike, Liridon Hoti, drejtor i shëndetësisë, Islam Vrenezi, Drejtor i Urbanizmit, Valon Mazreku, drejtor për ekonomi dhe financa dhe Murat Hoxha drejtor i Bujqësisë.

Emërimet nga ana e kryetarit të komunës, Ragip Begaj pritet të bëhen gjatë ditës në vazhdim.