Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Këta mund të jenë kandidatët për kryetarë të komunave – Malisheva Press

Këta mund të jenë kandidatët për kryetarë të komunave

Në Ferizaj pritet të jetë njëra prej garave më interesante në zgjedhjet e 22 tetorit. Labinot Tahiri pritet që ta sfidojë kryetarin aktual të kësaj komune, Muharrem Sfarqa, kurse Partia Demokratike e Kosovës do të tentojë që ta fitojë këtë qytet përmes ish-kryetarit Agim Aliu, shkruan “Zeri.info”.

Në Gjilan kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës do të jetë përsëri Lutfi Haziri, ndërsa Zenun Pajaziti pritet të kandidohet nga PDK-ja. Në anën tjetër lëvizja “Vetëvendosje”, e cila ka dalë partia më e votuar në këtë Komunë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të garojë me ish-avokatin e Popullit, Sami Kurteshin.

Në Fushë Kosovë LDK-ja do t’i provojë forcat me Burim Berishën, ndërsa lëvizja “Vetëvendosje”, sipas burimeve të gazetës “Zëri”, duket se do t’i besojë Liburn Aliut për t’ia bashkuar Prishtinës fitoren e kësaj komune.

Edhe për Prizrenin partitë politike janë duke bërë përgatitje të mëdha. Lëvizja “Vetëvendosje” sipas të gjitha gjasave do ta kandidojë Mytaher Haskukën, kurse LDK-ja ka gjasa të garojë me ish-deputetin Hatim Baxhaku. Partitë tjera ende nuk kanë deklaruar as nga degët ndonjë kandidat për këtë post.

Zëvendësministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, pritet të kandidohet sërish për kryetar në Komunën e Mitrovicës, kurse kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku, i cili në vjeshtë e përfundon mandatin e tretë si kryetar i kësaj komune, pritet që sërish të kandidohet nga PDK-ja.

Në Vushtrri lëvizja “Vetëvendosje” ka gjasa që garën t’ia besojë njërës prej deputetëve të saj më aktivë, Aida Dërgutit, kurse partitë tjera nuk janë përcaktuar për kandidatin e tyre as këtu. Në komunën e Istogut Haki Rugova i LDK-së pritet të jetë kandidati për kryetar, kurse njëri nga rivalët e Rugovës është deputeti i LDK-së, Agim Ademaj, shkruan “Zeri.info”.

Në PDK lakohen dy emra për kandidat. Ai i kryetarit të degës, Shasivar Haxhiaj, si dhe asamblisti i PDK-së, Lulzim Shoshi. Kurse AAK-ja ka konfirmuar se kandidat i këtij subjekti për Istogun është Gani Dreshaj.

Lëvizja “Vetëvendosje” pritet që për garën e Istogut ta nominojë Agron Avdiajn. Kurse në Pejë LDK-ja shihet e përcaktuar për kryetarin aktual Gazmend Muhaxherin, kurse AAK-ja do të garojë me Fatmir Gashin, ish-zëvendësguvernator i BQK-së./Zeri/.