Këta janë studentët që përfituan bursë nga Komuna e Malishevës (Dokument)

Komuna e Malishevës, ka ndarë 150 bursa për studentë, të cilët kanë aplikuar dhe i kanë përmbushur kriteret, bazuar në rregulloren për ndarjen e bursave për studentë. Pas vlerësimit nga ana e komisionit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka shprehur gatishmërinë e tij, që të mbështes 150 studentë me bursa.

Subvencionimi i studentëve, apo ndarja e bursave, është bërë për studentët të cilët studiojnë në Universitetet Publike në Republikën e Kosovës dhe janë nga Komuna e Malishevës.

Shuma e për subvencion është nga 50 euro në muaj dhe këtë subvencion, studentët do ta marrin për gjashtë muaj, përkatësisht për periudhën kohore Janar-Qershor 2018. Sipas kësaj dhe vendimit të nxjerrë nga ana e kryetarit, Komuna e Malishevës, ka ndarë 45 mijë euro, për ti mbështetur studentët, të cilët studiojnë në universitete publike.

Ndarja e bursave për studentë, është pjesë e angazhimeve të Komunës së Malishevës, për përkrahje të studentëve, në studimet e tyre.

Më poshtë keni listën e plotë të studentëve përfitues të bursës komunale: