Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Këta janë pesë të akuzuarit për terrorizëm, njëri nga Malisheva – Malisheva Press

Këta janë pesë të akuzuarit për terrorizëm, njëri nga Malisheva

finaljahoxh-730x440

Sipas aktakuzës të pandehurit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Prokuroria Speciale e Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka lajmëruar se ka ngritur aktakuzë ndaj pesë personave të dyshuar për kryerjen e veprave terroriste, prej të cilëve disa janë hoxhallarë dhe imamë.

Personat ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë, janë:

bedri-robaj-730x411

Bedri Robaj, imam në xhaminë e improvizuar në lagjen Dardania të Prishtinës, i cili është nga fshati Astrazup i Komunës së Malishevës.

idriz-bilibani

Idriz Bilibani, hoxhë i komunitetit boshnjak dhe administrator i portalit stazomislama.com,

enes-goga-730x411

Enes Goga, kryeimam në Këshillin e Bashkësisë Islame (BIK) në Pejë,

mazllam-mazllami-730x411

Mazllam Mazllami, jeton në Prizren, imam në xhaminë e “Jeni Mahallës” dhe

fuad-ramiqi

Fuad Ramiqi, i lindur më 26 mars 1960, në Pozharan komuna e Vitisë. Aktualisht kryetar i Lëvizjes Islame Bashkohu – LISBA.

 

Sipas aktakuzës të pandehurit, Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani, sipas Prokurorisë, me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale shtytja për kryerjen e veprave terroriste, ndërsa të pandehurit Enes Goga dhe Mazllam Mazllami, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik, njofton Prokuroria.

Ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale thirrje për rezistencë./Insajderi.com