Këta janë emrat e profesorëve dhe mjekëve që publikuan punime në revistat e rrejshme

Në Shqipëri janë duke u kontestuar punimet shkencore të dhjetëra profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kanë publikuar në pesë revista shkencore që po konsiderohen si të rrejshme. E në këto revista ka edhe profesorë e mjek nga Kosova që kanë publikuar punime

Një hulumtim i titulluar “Pseudoakademia dhe pazaret me tituj shkencorë në Mjekësi”, i realizuar nga Dr. Taulant Muka dhe gazetarja Esmeralda Keta, ka tronditur komunitetin e mjekëve dhe profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë.

Muka dhe Keta përgatitën një punim shkencor me të dhëna të rreme. Autore ishin dy gjyshet e Dr. Taulantit, njëra 81 dhe tjetra 86 vjeçe. Që të dyja me nga vetëm 3 vjet shkollë.

Këtë punim e dërguan në pesë revista shkencore: International Journal of Medical Science and Clinical Intervention (Valley International me qendër në Indi), Merit Research Journal of Medicine and Medical Sciences (me qendër në Indi), Medical Archives (me qendër ne Bosnje) dhe BANTAO Journal (me qendër në Maqedoni) si dhe revistën prestigjoze në fushën e diabetit, Diabetologia.

“Rezultatet ishin vërtetë befasuese. Tre revista kthyen përgjigje pozitive brenda javës së parë, e pranuan menjëherë punimin e rremë dhe kërkuan bërjen e pagesës që artikulli të mund të dilte on-line, që shkonte deri në 750 dollar. Njëra prej tyre u përgjigj se do të kalonte tek editori, pavarësisht se dërgimi i artikullit bëhej vetëm me email dhe jo në faqen zyrtare siç procedura standarte kërkon. Ndërsa revista prestigjoze e publikuar nga Organizata Europiane e Diabetit e refuzoi artikullin brenda 24 orëve”, thuhet në hulumtimin e publikuar nga Muka dhe Keta.

Publikimi i këtij artikulli të rremë ka bërë që të hidhen dyshime të forta mbi vërtetësinë e titujve akademikë të profesorëve shqiptar.

“Medical Archives” ishte revista që pranoi e para dhe publikoi punimin. Ajo menaxhohet nga një individ/kompani në Bosnjë e cila poashtu menaxhon edhe dy revista tjera, “Materia socio-medica” dhe “Acta Informatica Medica”. Që të tria faktorin e impaktit e kanë zero, sikurse edhe “Macedonian Journal of Medical Sciences” dhe “Journal of Medical Case Reports”. Faktori i Impaktit përdoret për matjen e rëndësisë dhe rankimit të revistave shkencore.

Në këto pesë revista, profesorët e Tiranës kanë publikuar punime shkencore më së shumti gjatë viteve 2010-2018. Genc Burezari prin me 20 publikime, Enver Roshi me 18, Ali Refatllari me 10, Myftar Barbullushi dhe Alma Idrizi me nga 9, etj.

Mjekët e Kosovës që publikuan punime në këto revista

Listë e gjatë e emrave të profesorëve dhe mjekëve që publikuan punime në këto revista boshnjake dhe maqedonase, janë edhe nga Kosova.

Gazeta Shneta ka kërkuar emrat e mjekëve dhe profesorëve që publikuan punimet e tyre. Autorët nga Kosova në këto revista janë profesorë, ish-ministër, mjekë, drejtorë klinikash, etj.

Në pamundësi për t’i evidentuar titujt shkencor dhe pozitat aktuale të të gjithëve, Gazeta ka publikuar emrat sipas renditjes alfabetike. Më poshtë mund t’i shihni emrat sipas publikimeve në tri revista:

Autorët që kanë publikuar në “Macedonian Journal of Medical Sciences” gjatë periudhës 2015-2018

– Ali Lahu, Avni Kryeziu, Abdurrahim Gerguri, Armend Vuciterna, Arlinda Maloku, Arber Neziri, Arber Veliu, Armond Daci, Adnan Bozalija, Aida Ferri Polloshka, Arlinda Tmava-Dragusha, Astrit R. Hamza, Albiona Rashiti Bytyqi

– Bastri Durmishi, Bedri Braha, Burim Neziri, Blerim Krasniqi, Brikene Elshani, Besa Gacaferri-Lumezi, Blerta Dollaku, Besa Lumezi,

– Drita Salihu, Dafina Mahmutaj, Dalip Limani, Dorentina Bexheti, Dugagjin Spanca,

– Elton Bahtiri, Enis Ahmedi, Emina Ramku, Emirjeta Bajrami,

– Floren Kavaja, Fisnik Kurshumliu,

– Ganimete Minci–Bejtullahu,

– Hatixhe Latifi-Pupovci, Halit Bajraktari, Hana Bejiqi, Hasime Qorraj-Bytyqi, Heroid Arifi,

– Ismet H. Bajraktari, Idriz Berisha, Islam Krasniqi, Ilir Begolli, Ibrahim Behluli,

– Jeton Shatri,

– Kujtim Shala, Kujtim Thaçi, Кastriot Haxhirexha,

– Liridon Selmani, Labinot Shahini, Linda Dula,

– Mentor Sopjani, Merita Berisha, Mehmet Maxhuni,

– Naser Ramadani, Nexhmije Ajeti, Naser Berisha, Natyra Karahoda–Gjurgjeala, Naim Zeka,

– Pranvera Krasniqi, Premtim Rashiti,

– Ramush Bejiqi, Ragip Retkoceri, Rinor Bejiqi, Rudin Domi, Rexhep Hoxha, Rina Hoxha, Raif Cavolli, Refik Ramku,

– Sylejman Rexhepi, Suzana Manxhuka-Kerliu, Sadi Bexheti, Serbeze Kabashi, Sanije Gashi-Hoxha,

– Shemsedin Sadiku, Shpetim Thaçi, Shefki Xharra, Shaip Krasniqi,

– Teuta Pustina-Krasniqi, Teuta Bicaj, Teuta Morina,

– Valon A. Zejnullahu, Valbona Zhjeqi, Vjosa A. Zejnullahu, Vlora Ademi, Violeta Lokaj-Berisha,

– Zaim Gashi, Zana Lila, Zana Lila-Krasniqi,

Autorët që kanë publikuar në “Materia socio-medica” dhe “Acta Informatica Medica” gjatë periudhës 2012-2018

– Arianit Jakupi, Avni Robaj, Agim Rexhepi, Agim Gashi, Astrit Bilalli, Avni Hajdari, Arber Taraku, Agim Rysha, Astrit Hoxhaj, Afrim Avdaj, Aurora Bakalli, Arber Retkoceri, Agreta Gecaj-Gashi, Afrim Poniku, Arlind Batalli,

– Basri Sejdiu, Behxhet Mustafa, Blerta Mehmedi, Besnik Morina, Bekim Haxhiu,

– Drita Salihu,

– Ferid Agani, Fehmi Geci, Feride Rushiti, Ferdije Zhushi Etemi,

– Gani Bajraktari, Gazmend Bojaj,

– Halil Ibrahimi, Hana Bejiqi, Hatixhe Latifi-Pupovci, Hajdin Thaqi,

– Ilir Tolaj, Isme Humolli, Isuf Dedushaj, Ilir Hoxha, Ilir Begolli, Islam Krasniqi, Ismet H. Bajraktari,

– Kurtesh Sherifi, Kreshnike Dedushi, Kujtim Shala,

– Linda Grapci-Kotori, Luan Jaha, Vlora Ismaili-Jaha,

– Muharrem Avdiu, Merita Berisha, Milazim Gjocaj, Milaim Musliu,

– Naser Ramadani, Naim Jerliu, Naim Zeka, Nexhmi Hyseni, Nexhmedin Morina,

– Pranvera Krasniqi

– Ramush Bejiqi, Rina Hoxha, Ragip Retkoceri, Rreze M. Gecaj,

– Skender Muji, Salih Ahmeti, Sami Uka, Skender Telaku,

– Shemsedin Vehapi, Shpend Elezi,

– Tahire M. Gjergji, Tefik Bekteshi,

– Valbona Zhjeqi, Violeta K. Zatriqi,

– Xhevat Jakupi, Xhevdet Krasniqi,

– Zeqir Veselaj,

/Gazeta Shneta/