“Kësulkuqja” shfaqet sot në Malishevë për nderë të 1 Qershorit ditës ndërkombëtare të fëmijëve

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në bashkëpunim me Drejtorinë për Arsim dhe Edukim si dhe me zyrtaren për të Drejtat e Fëmijëve, për nderë të 1 Qershorit- Ditës ndërkombëtare të Fëmijëve, organizojnë shfaqje për fëmijë “Kësulkuqja” të  cilën e luajnë  aktorët nga teatri Dodona.

Shfaqja artistike për fëmijë, mbahet në  Shtëpinë e Kulturës “ Tahir Sinani” në Malishevë duke filluar nga ora 13:00.

Thuhet në njoftimin zyrtarë të Drejtorisë për Kulturë rini dhe sport në Malishevë.