Kështu përfundon projekti i kanalizimit i filluar pak ditë më parë në fshatin Damanek (Foto)

Për të satën herë komuna është duke investuar në rregullimin e rrjetit të kanalizimit në fshatin Damanek dhe ende pa përfunduar projekti shfaqën problemet e njëjta, gypat e dëmtuar dhe rrjedhja e ujërave të zeza mbi sipërfaqen e tokave bujqësore.

Ditë më parë komuna e Malishevës përmes një njoftimi zyrtarë ka bërë të ditur fillimin e punimeve për rregullimin e kanalizimit në këtë fshat, ndërsa sot lexuesit e malishevapress/ kanë derguar në redaksinë tonë disa fotografi ku shihet qartë se si janë përfunduar këto punime, pasqyrohet qartë puna e bërë shkel e shko duke mos zgjidhur aspak problemin, përkundrazi duke e bërë edhe më të pazgjidhshëm problemin e kanalizimit për banorët e fshatit Damanek.