Kështu përfundoj asfalti i shtrua ditë më parë në fshatin Lladroc (Foto)

Ende pa kaluar mirë një muaj që kur Komuna e Malishevës, kishte përuruar disa rrugë të asfaltuara në fshatin Lladroc, rrugët kanë filluar të dëmtohen. Një lexues i yni ka dërguar disa fotografi për Malishevapress, ku shihet se në çfarë gjendje ka mbet pjesa e asfaltuar ku është dashur të lidhet me rrugën kryesore. Të reshurat që kanë filluar ditëve të fundit kanë filluar ti shpërfaqin problemet në këtë pjesë të fshatit e sidomos kur fillojnë ngricat atëherë kjo pjesë e rrugës do të bëhet e pakalueshme.