Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kështu ndodhet ambienti përgjatë rrugës që lidhë fshatrat Carrallukë-Drenoc! (Foto) – Malisheva Press

Kështu ndodhet ambienti përgjatë rrugës që lidhë fshatrat Carrallukë-Drenoc! (Foto)

Rruga kryesore që lidhë fshatrat Carrallukë-Drenoc, nuk të ngjan aspak me një mjedis në të cilin banojnë mijëra qytetarë. Ambienti përgjatë kësaj rruge tash e sa kohë është shndërruar në një deponi ilegale për hedhjen e mbeturinave të çfarëdollojshme, duke filluar nga plehrat e deri tek mbetjet e materialeve ndërtimore që persona të pandërgjegjshëm i hedhin në këto hapësira.

Në fotografitë të cilat i ka dërguar një lexues i yni, vërehet një pamje e tmerrshme në dalje të fshatit Drenoc, saktësisht në lagjen e “Mzezëve” ku si pasojë e hedhjes së materialeve të ndryshme është degraduar dhe po vazhdon akoma të degradohet kjo hapësirë publike. Në anën tjetër edhe përkundër faktit se për një dukuri të tillë është e njoftuar edhe komuna, megjithatë deri me tani askush nga zyrtarët komunal nuk kanë ndërmarrë masat e duhura për ta ndalë këtë fenomen shkatrrës që persona të pandërgjegjshëm po i bëjnë ambientit.