Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kështu ka përfunduar rruga në lagjen Dshevci në fshatin Gulluboc, rrugë e cila ishte vërshuar ditë më parë (Foto) – Malisheva Press

Kështu ka përfunduar rruga në lagjen Dshevci në fshatin Gulluboc, rrugë e cila ishte vërshuar ditë më parë (Foto)

Ditë më parë në redaksin tonë kemi postuar një video në të cilën shihej se si për një moment rruga që lidhë lagjen Dashevci në fshatin Gulluboc, ishte vërshuar si pasojë e reshjeve të shiut dhe për një moment ajo rrugë të ngjante me një lumë, krejt kjo për shkak të mungesës së rrjetit të kanalizimit gjë e cila po vazhdon të jetë shqetsim i banorëve të këtij fshati.

Sot, Mp, ka siguruar disa foto të kësaj rruge e cila është dëmtuar tej mase nga vërshimet e ditëve të fundit. Për më tepër rrjedha e ujit e ka dëmtuar edhe bazën me zhavorr të kësaj rruge dhe pothuajse është bërë e pakalueshme. Banorët e lagjes Dashevci shprehin shqetësimin e tyre për mos intervenimin e komunës për t’ju arëdh në ndihmë që ta rregullojnë rrjetin e kanalizimit dhe më pastaj ta rregullojnë edhe rrugë. Janë dhjetëra familje që jetojnë në këtë lagje që tashmë e kanë të vështirësuar qarkullimin me automjete për nevojat e tyre familjare.