Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Kështu i transportojnë votuesit e tyre partitë në vendet demokratike – Malisheva Press

Kështu i transportojnë votuesit e tyre partitë në vendet demokratike

Së fundmi është hapur një debat se si Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar transport për votuesit e saj në Prishtinë. Kjo, po paraqitet si një veprim skandaloz. Fillimisht është raportuar nga Klan Kosova se si barteshin njerëzit tek qendra e votimeve nga Vetëvendosje.

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka komentuar lidhur me këto raportime, duke thënë se kjo është një praktikë e njohur ndërkombëtare dhe të njëjtën gjë e ka bërë Vetëvendosje.

“Natyrisht që votuesit tanë ne i identifikojmë. Këta votues e pranojnë paraprakisht e pranojnë që të thirren më herët dhe t’u ofrohet ndihmë. Në këtë rast u kemi ofruar transport. Kjo gjë është e zakonshme dhe e bëjnë të gjitha partitë tjera. Besa, është ndër praktikat më të njohura edhe në vendet ndërkombëtare”, tha Ymeri.

A eksitojnë praktika të tilla në botë?

Kanadaja dhe Amerika prijnë me praktika të tilla.

Në zgjedhjet e përgjithshme në Kanada në vitin 2015, më 15 19 nëntor të vitit 2015, kryeministri kanadez kishte ftuar qytetarët që nuk kishin mundësi të dilnin të votonin, të telefonin në qendër të partisë së tij, e cila ua mundësonte votuesve transportin falas.

Në shkrimin e tij në Twitter, atëherë kandidat për kryeministër, Justin Trudeau, u bënte thirrje votuesve që të drejtoheshin tek partia e tij, Partia Liberale, nëse kishin nevojë për transport falas.

“Keni nevojë për transport deri te vendvotimi sot? Vetëm thërrisni 1-888- LIBERAL dhe ne do t’iu dërgojmë deri aty”, shkruante Trudeau në Twitter.

Për praktika të tilla, janë të njohura edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Madje, në një arsyetim të një kompanie amerikane, thuhet ‘se kjo praktikë bëhet me qëllim “ që të ndihmohen votuesit e nënpërfaqësuar që të ushtrojnë të drejtën e tyre si qytetarë për të votuar’.

‘PAC My Ride to Vote’, i kishte thënë USA Today se ata po e bënin këtë me qëllim që t’ua lehtësonin njerëzve votimin.