Kështu duket përroi i fshatit Damanek pas derdhjes së ujërave të zeza dhe hedhjes së mbeturinave (Foto)

Një qytetar nga fshati Damanek ka dërguar në redaksinë e Malishevapress, disa foto ku vërehet gjendja e tmerrshme e përroit të fshatit si pasojë e derdhjes së ujërave të zeza dhe e hedhjes së mbeturinave. Qytetari në kushte anonimiteti ka thënë për redaksinë tonë se komuna ka filluar një aksion për pastrimin e përroit, mirëpo sipas tij punët po kryhen shkel e shko dhe nuk po pastrohet aspak kjo hapësirë. Derdhja e ujërave të zeza dhe mbeturinat e kanë kontaminuar këtë pjesë e cila tashmë është shndërruar në rrezik të madh për shëndetin e banorëve të fshatit dhe po ashtu për pasojë  të kësaj gjendje është kontaminuar pjesë e madhe e tokës bujqësore.