Kështu duken fletëvotimet për zgjedhjet e 22 tetorit (Foto)

Ditë më parë KQZ, ka publikuar fletëvotimet për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 22 tetor. Në këto zgjedhje ka dy fletëvotime, në njërën fletëvotim votohet për kandidatin për kryetar komune, ndërsa në fletëvotimin tjetër votohet për subjektin politik dhe kandidatët për kuvendin komunal.

Fletëvotimet janë të veçanta dhe dallojnë secila komunë nga tjetra, për shkak të emrave të kandidatëve për kryetar. Po ashtu në secilin fletëvotim janë emrat dhe numrat e subjekteve politike, kësaj radhe renditja fillon nga numri dyshifror, saktësisht me numrin 10 që në këto zgjedhje i bije Lëvizja Vetëvendosje të jetë e renditur e para duke pasuar nga subjektet tjera dhe kandidatët e pavarur. Malishevapress.