Kështu do të jetë moti në vikend

Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të vikendit do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme të cilat vende-vende mund të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimal do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Sipas IHK-së, do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.