Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Këshilli i drejtorëve, mbajti mbledhjen e rregullt – Malisheva Press

Këshilli i drejtorëve, mbajti mbledhjen e rregullt

KK Malishevë-NdërtesaKëshilli i Drejtorëve, i drejtuar nga i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës.

Drejtorët e drejtorive kanë paraqitur aktivitetet e tyre gjatë javës që lamë pas dhe planifikimin për javën në vijim, ku do të ketë disa aktivitete me rëndësi, siç është debati publik për projekt buxhetin e vitit 2016.

Sipas drejtorit të drejtorisë për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, drejtoria që ai drejton, këtë të mërkure, do të prezantoi para KPF-së, raportin e punës për gjashtë mujorin e parët të këtij viti, ndërsa po në të njëjtën ditë, në ora 11:00, do të zhvilloj dhe një debat publik lidhur me projekt buxhetin e vitit 2016.

Sipas drejtorit Krasniqi, duke u bazuar n qarkoren e dytë buxhetore, buxheti i vitit të ardhshëm, pritet të jetë 12.3 milion euro, ndërsa ka paralajmëruar, se ministria përkatëse, pa pëlqimin e komunave, ka bërë disa shkurtime, të cilat do të sjellin probleme serioze në aktivitetet komunale.

Drejtori Krasniqi, po ashtu ka bërë të ditur, se për planifikimin n investimet kapitale, përveç debateve të këtilla, do të ketë edhe takime tjera të drejtpërdrejta me përfaqësuesit e vendbanimeve të Komunës së Malishevës dhe faktorët tjerë me interes, në mënyrë që planifikimi për investimet kapitale, brenda buxhetit të komunës, të jetë në harmoni me kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.

Një problematikë tjerët, e paraqitur në mbledhjen e Këshillit të Drejtorëve, ishte edhe problemi i furnizimit me inventar për shkollat e reja, ndërsa drejtoritë tjera, raportuan për aktivitetet e tyre, ku u bë e ditur se janë duke vazhduar me implementim e projekteve të ndryshme. Sa i përket emergjencave, rastet e zjarreve, edhe pse me intensitet më të vogël gjatë jave, kanë vazhduar, sikurse për shkak të temperaturave, edhe në shërbimet shëndetësore, është rritur fluksi i qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.