Këshilli i Drejtorëve, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës

komuna

Këshilli i Drejtorëve, ka mbajtur mbledhjen e rregullt të së hënës, ku është diskutuar për të gjitha çështjet e drejtorive, projektet, planifikimet dhe çështje tjera.

Drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, tha se janë duke vazhduar punimet në të gjitha projektet, ndërsa ka filluar rregullimi i oborrit të shkollës në Gurishtë, pastaj trotuari në Drenoc, si dhe brenda javës pritet të filloj rregullimi i kanalizimit në Drenoc dhe kanalizimi i ujërave atmosferik, në hyrje të Malishevës.

Edhe drejtori i bujqësisë, Haxhi Krasniqi, tha se po vazhdojnë projektet në bujqësi, përfshi edhe ndërtimin e stallave. Ndërsa drejtori i shërbimeve publike, Milazim Morina, tha se po punohet në hapjen e disa kanalizimeve të bllokuara, si dhe paraqiti nevojën e pastrimit të përroskës që kalon nëpër qytet. Morina, po ashtu tha se kanë filluar edhe përgatitjet për sezonin e dimrit, përkatësisht për mirëmbajtjen e rrugëve.

Në këtë mbledhje u njoftua edhe për fillimin e vaksinimit të gjedhëve kundër sëmundjes gungore të kafshëve, proces i cili po ecën mirë në këto ditë të para.

Drejtori për shëndetësi, Hajdin Berisha, u paraqit edhe shqetësimin për rastet e shpeshta që janë paraqitur këtë vit, të thumbimit nga bletët dhe grerëzat, të cilat tek disa njerëz manifestohet me alergji.

Sa i përket buxhetit, drejtori, Vesel Krasniqi, deklaroi se projekt buxheti për vitin 2017, është i gatshëm dhe të njëjtin e ka dorëzuar në komitet për politikë dhe financa, ndërsa pritet të kaloj në Kuvendin e Komunës për shqyrtim dhe miratim.