Kërvasari: Rryma i mbytë disa krerë dhi një fermeri

Në fshatin Kërvasari bujkut Halil Bytyçi i kanë ngordhur disa krerë me dhi.

Sipas burimeve të MalishevaPress brenda fshatit, shkaktar i këtij dëmi ka qenë këputja e rrjetit të energjisë elektrike, i cili sipas banorëve është i viteve 60-ta.

Po ashtu banorët konfirmuan se kanë bërë kërkesë disa herë në KEDS për rregullim të rrjetit por që nuk kanë marr asnjë masë.

Banorët frikësohen edhe për jetërat e tyre dhe të nxënësve, pasi siç shihet ne foto rrjeti është mbi rrugë.

Në vend të ngjarjes kanë dalë Policia e Kosovës dhe ekipa e KEDS-it. /MalishevaPress