Kërkohet ndihmë për shërimin e Enver Zogajt nga fshati Bellanicë

Enver Hamit Zogaj nga fshati Bellanicë është i sëmurë nga kanceri. Në pamundësi për mbulimin e shpenzimeve shëndetësore dhe kryerjen e operimit jashtë vendit, kërkohet urgjent ndihmë nga qytetarët bamirëse për ti ardhë në ndihmë familjarëve të Enverit.

Familja Zogaj nga Bellanica ka hapur edhe një xhirollogari për grumbullimin e mjeteve të nevojshme për shërimin e familjarit të tyre. Ata aresin kontributin tuaj humanitar dhe dashamirës.